Një panel diellor si MEGASUN mund të krijohet vetëm kur kërkimi shkencor takon teknologjinë. Paneli diellor Megasun udhëheq një gjeneratë të re të shekullit XXI . I instaluar tashmë në mijëra çati në mbarë botën , me standarte të larta prodhimi, estetikë e lartë dhe teknologjia më e avancuar , me të drejtë mund të konsiderohet si Paneli Diellor nr.1 në të gjithë botën
Specifikat
- Rezistencë e garantuar në bregdet.
- Megasun nuk ngrin.
- Megasun siguron më shumë ujë të ngrohtë në dimër.
- Jetëgjatësi e dyfishtë.
- Rezistencë e garantuar e bolierit nga uji me përmbajtje të lartë të kripërave minerale.
- Ujë të ngrohtë madje dhe në kohë me re.
- Kolektorët e panelit diellor Megasun kanë qëndrueshmëri të trefishtë.
- Megasun reagon më mirë.
- Absorbim i drejtëpërdrejtë /jo i drejtëpërdrejtë i rrezeve të diellit.
- Performancë e qëndrueshme pa humbje nxehtësie.
- Siguri dhe besueshmëri.
- Madhështor në dizajn dhe i lehtë në instalim.
Shumica e paneleve diellore janë prodhuar me fletë metalike të zezë ose të ngjyrosur, materiale që gërryhen dhe kanë jetëgjatësi të shkurtër, sidomos në zonat bregdetare. Bolieri Megasun ka një shtresë të jashtme poligonale të përbërë nga alumin i anodizuar, i cili është tepër rezistent ndaj rrezeve ultraviolet të në klimë të lagësht dhe në zonat bregdetare.
Dizajni i avancuar me shtresë mbrojtëse rreth bolierit në sistemin e mbyllur të Panelit Diellor Megasun garanton operimin e sistemit në temperatura të ulëta, gjithashtu siguron kolektorët kundër korrozionit dhe nga bllokimi i brendshëm .
Izoluesi Poliurethan me densitet të lartë me trashësi 50mm i garanton konsumatorit më shumë ujë të ngrohtë dhe kur temperatura e jashtme është -30 °C.
Bolieri metalik i Megasun, është i bërë sipas DIN4800-5. Kjo do të thotë që bolieri është 2 herë më shumë rezistent ndaj presionit të ujit sesa panelet e zakonshme diellore.
Veshja e brendshme e bolierit është e mbrojtur nga korrozioni me shtresë të dyfishtë smalti i pjekur në 850°C. Kjo metodë inovative me smalt ofron qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj ujit me nivele të larta kripërash duke siguruar jetëgjatësi.
Të gjitha pjesët e Megasun kanë një element ndihmës të ngrohjes me një termostat të përshtatshëm për të siguruar furnizim me ujë të ngrohtë në kohë me re dhe me shi . Kjo rezistencë elektrike, mund të përshtatet me një tubë shkëmbimi (sipas një kërkese të veçantë ) e cila mund të jetë e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes e cila mund të aktivizohet në ditët e tejzgjatura me re, në këtë mënyrë ruan energji deri në 85%
Shumica e paneleve diellore për shkak të defekteve në dizajnin e tyre nuk kanë hapësira ajrimi, duke lejuar që lagështia të grumbullohet brenda kolektorit për shkak të ndryshimit të temperatures, veçanërisht në klimë të lagësht. Kjo si rezultat i korrozionit të absorbuesit. Pamja e kolektorit të Megasun i dizenjuar në mënyrë që të mbajë 4 hapësirat e ajrimit gjithmonë të izoluara nga uji dhe në të njëjtën kohë nuk lejon futjen e ujit të shiut.
Kolektori diellor i places së sheshtë me një fletë unike absorbuese me trajtim të lartë selektiv me titan, ngjitur në tuba bakri.
Pllaka përthithëse me titan blu selektiv, në kombinim me xhamin mbrojtës me kristale të specializuara, minimizojnë reflektimin e rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.
Izolimi i dyfishtë siguron një performance të lartë dhe minimizon humbjen e nxehtësisë nga kolektori i Megasun.
Kolektori Megasun ka një xham të përpunuar me trashësi 4mm. Xhami i përpunuar i reziston thyerjes dhe mbron nga aksidentet e ndryshme.
Dizajni i jashtëm ekselent lejon lehtësinë në instalim mbi çati ose tarracë . Për më tepër , veshjet anësore të kolektorit mbrojnë tubat e lidhjes nga rrezet ultraviolet dhe ofrojnë në të njëjtën kohë një pamje estetike që duhet të përmbajë çdo ndërtesë.
Megasun është prodhuar sipas standarteve Evropiane dhe inspektohet në çdo faze prodhimi.
Njësitë përbërëse kanë një dallim të veçantë, cilësi dhe simbol inspektimi e cila provon që janë të kontrolluar për të siguruar cilësinë më të lartë.
Lider ndërkombëtar përsa i përket paneleve diellore ,40 vite para se të tjerët të zbulonin energjinë diellore.
Dyzet vite të prodhimit të ngrohësve diellorë të ujit do të thotë 40 vite inovacion në këtë fushë dhe përfshirje e teknologjive të reja .Për dekada të tjera të zhvillimit, të kombinuara me përvojë të gjerë dhe hulumtime të gjera kanë krijuar MEGASUN si udhëheqës në shumicën e tregjeve botërore.
Mijëra ngrohës diellorë Megasun me ujë janë përdorur me sukses në shumicën e vendeve në botë , nga Athina në Amerikë dhe nga Afrika në Australi , në t ë gjithë Azinë dhe Lindjen e Largët , duke mbuluar të gjitha vendet , duke siguruar ujë të nxehtë të vazhdueshëm dhe të bollshëm në kushte të vështira klimaterike.
Mbi 20 milion litra ujë të ngrohtë sigurohen çdo ditë nga paneli diellor Helioakmi në të gjithë botën , duke kontribuar në mbrojtjen ekologjike të mjedisit në përditshmëri.
Përtej këtyre pikave të superioritetit Megasun është preferuar nga konsumatorët në 76 shtete në mbarë botën …
Ky është faktori i tij më i mirë dallues.