MSZ-SF GF

Ju prezantojmë me një njësi të brendshme moderne, kompakte dhe me zhurmë shumë të ulët gjatë performimit. Jo vetëm që janë zgjidhja perfekte për instalimet në dhomat e vogla, por në të njëjtën kohë kursejnë energji, pasi japin mundësinë e zgjedhjes se kapacitetit optimal për çdo dhomë. Këto seri janë renditur ne klasat A++/A+ në kursimin e energjisë.

Kapaciteti në kW

Renditja A++/A+  në kursimin e energjisë

Të gjithë modelet në këtë seri, duke filluar nga ai me kapacitete të ulët 25 deri në njësitë me kapacitet 71 janë renditur A++  në shkallën e eficencës së energjisë sezonale (SEER) dhe A+ të koeficientit sezonal të performancës (SCOP). Kondiconerët tanë po kontribuojnë në reduktimin e konsumimit të energjisë.

Metoda “Unë kursej”

Metoda “Unë kursej”, është një funksion mjaft i thjeshtë, zgjidhet lehtësisht duke shypur një buton të vetëm në pultin e komandimit dhe mundëson zgjedhjen e temperaturës së dëshiruar. Duke e shtypur të njëjtin butoni dy herë rresht, kondicioneri do të kthehet menjëherë në temperaturën e mëparshme.

Përdorimi i këtij funksioni ofron ndjesinë e komfortit, redukton operacionet e shumta, dhe ul konsumin e energjisë.

Njësi të jashtme për zonat e ftohta

Njësitë e jashtme split janë tashmë të disponueshme në të dyja llojet, në njësitë standard dhe në njësitë me pajisje ngrohëse. Pajisja ngrohëse është instaluar në çdo njësi për të parandaluar ngrirjen në ambjentet e jashtme të ftohta të njësisë.

Filter Nano Platinum

Ky filtër është i përbërë nga copëza nanometrike platinumi që mundësojnë veti të qëndrueshme antibakteriale. Gjithashu është rritur edhe madhësia e sipërfaqes tre-dimensionale, duke rritur kështu sipërfaqen e filtrave. Ky tipar i jep filtrave Nano-Platinum performancë më të lartë në grumbullimin e pluhurave krahasuar me filtrat tradicionale. Pastrimi i ajrit në mënyrë kaq efektive, rrit komfortin në dhomë duke e çuar atë në një tjetër nivel.